minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Kaba:Anulimi i borxhit thelloi krizën financiare te ”Komunalja” - Struga.net

Kaba:Anulimi i borxhit thelloi krizën financiare te ”Komunalja”

0

Gjendja e vështirë financiare në Ndërmarrjen Komunale të Strugës e rënduar prej vitesh ka ardhur duke u thelluar edhe më shumë pas vendimi për anulimin e borxhit që Komuna e Strugës i ka pasur kësaj të fundit në fund të vitit 2012 konsiderojnë nga kjo kompani publike.Sipas drejtuesëve të kësaj kompanie me një të rënë të lapësit në muain dhjetor Këshilli drejtues I ”Komunales” ka zeruar të gjithë detyrimet që Komuna e Strugës ka pasur prej kohësh ndajë kësaj kompanie.Garip Kaba drejtor I kësaj kompanie publike komunale konsiderons e ky vendim por edhe një sërë veprimesh arbitrare të ish drejtorit të mëparëshëm kanë detrerminuar një situatë të vështirë financiare në këtë kompani pavarsisht iniciativave në funksion të një menaxhimi më ekonomik dhe në funksion të rimëkëmbjes.”Me një të rënë të lapsit dhe me një vendim të Këshillit drejtues të Komunales në dhjetor të 2012 është anuluar si detyrim karshi kompanisë një borxh prej 8 milon denarësh.Një veprim ky që ka sjellur pasoja të pariparueshme për financat e Komunales ”përfundon Kaba.Sipas disa të dhënave paraprake ”Komunalja” ka një borxh ndaj palëve të tjera që i kalon 43 milionë denarë, ndërkohë nëse llogaritim edhe 10 pagat e prapambetura që punëtorve nuk i kanë marr ky borxh shkon deri në 63 milion denarë .Ndërkohë borxhi , që palë të treta kanë ndaj kompanisë shkon në 73 milion denar, i cili rrezikon të tretet si rezultat i arkivimit të tij prej vitesh. Ndërmarrja komunale e Higjienës gjatë periudhës së kaluar është ballafaquar me probleme të shumta financiare dhe organizative , gjë që është reflektuar edhe në organizimin e grevave të punëtorëve, për shkak të mosmarrjes së pagave me muaj të tërë. Probleme të tjera që kanë sfiduar këtë ndërmarrje komunale kanë qënë mjetet teknike dhe transportuese për kazanët e qytetit dhe ato industrial, dhe mbi të gjitha problem shtesë është mungesa e një deponie me parametra dhe standarde bashkëkohore.Sivjet për herë të parë kjo kompani publike pas disa viteve duhet thënë problematike, nga shumë qytetarë të Strugës si dhe pushues dhe turistë që për cdo vit vizitojnë këtë qytet është përgëzuar dhe inkurajuar për angazhimin e sajë në funksion të pastrimit dhe kultivimit të gjelbërimit në rrugët dhe shetitoret e Strugës.(KOHA/strugalajm)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy