minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
‘’Klubi i të rinjve’’, ndihmon një familje në Poum (FOTO) - Struga.net

‘’Klubi i të rinjve’’, ndihmon një familje në Poum (FOTO)

0
poum

Klubi i të rinjve në Kryqin e Kuq- Strugë, pasi organizoi Mbrëmjen Humanitare në kuadër të projekteve KKA-PVH (Kryqi Kuq në Aksion – Promovim i Vlerave Humane), të hollat e mbledhura nga ky aksion humanitarnë i dorëzoi te një familje në nevojë. Këndime Mehmedi, në emër të Klubit të të rinjve në Kryqin e kuq në Strugë,thekson për ‘’strugalajm”,’se të gjitha mjetet e grumbulluara nga kjo mbrëmje humanitare që zhvillua në fillim të këtij viti në lokalin ‘’Malibu” shkuan për rregullimin e shtëpisë së familjes Vejseli në fshatin Poum .Kjo familje sipas saj ,jetonte në kushte shum të vështira, në një shtëpi të vjetër sepse nuk kishte mundësi të rregullojë shtëpinë e re e cila ishte ndërtuar deri në një fazë si rezultati i një donacioni nga mërgimtarët në Zvicër .” Ne me mjetet e grumbulluar nga kjo Mbrëmje Humanitare në vlerë prej 1000 eurosh kontribuam në pajisjen me disa elemente të nevojëshme për shtëpinë e familjes Vejseli”thekson ajo.Mehmedi, për këtë aksion përvec pronarëve të lokalit falenderon edhe artistët strugan: Menderez Lumani,Guximtar Rushani ,Leonora Hajdari,Agnesa Çavolli si dhe grupin ‘’Big Trio” të cilët pranuan këtë angazhim duke promovuar aksionin humanitar në shoqërin tonë.

1380737_645694608799452_296597746_np3

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy