minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Kthehen në identitet shkallët e shetitores së Drinit - Struga.net

Kthehen në identitet shkallët e shetitores së Drinit

0
Komuna e Strugës ka filluar një tjetër aksion për ruajtjen e imazhit, për një qytet të pastër. Ndërkohë që punëtorët e NPK Komunalja po rregullonin dhe pastronin hapërsirat e gjelbra përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi , punëtorët e një firme të specializuar në këtë fushë filluan të pastrojnë shkallët e mermerta në të njëjtat hapësira.
Pa përdorur asnjë kimikat,detergjent apo materiale të ngjajshme pastruese , të cilat janë tepër të dëmshme për bio-diversitetin dhe ambientin në përgjithësi, pas shumë kohësh vetëm me presion uji u pastruan shkallët përgjatë rrjedhës së lumit.
Shihet qartë edhe nga fotografitë se në cfarë gjendje ka qenë sipërfaqja e këtyre shkallëve si janë shëndrruar brenda disa minutave.
Me afrimin e hapjes së sezonit të ri turistik, të tilla aksione të ndërmarra nga ana e Komunës së Strugës dhe dhe ndërmarrjeve publike do të intesifikohen me qëllim rritjen e cilësisë së pastërtisë dhe ruajtjes së imazhit të qytetit.
Zyra për Marrdhënie me Publikun
Komuna e Strugës

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy