minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Labënishti me të vetët takim me Xhaferrin? - Struga.net

Labënishti me të vetët takim me Xhaferrin?

0

”strugalajm”,nga burime të besueshme mëson se bartësi i listës së BDI-së në Njësinë numër pesë Musa Xhaferri në disa raste është takuar vecmas me ish deputetin Arben Labënishti.Këto burime saktësojnë se këto takime janë zhvilluar në funksion të mobilizimit të simpatizantëve dhe aktivistëve të BDI-së për sfidën elektorale të 27 prillit..Gjithashtu, mësohet se në ditët në vazhdim do të ndodhi edhe një takim i zgjeruar ndërmjet aktivistëve dhe simpatizantëve të BDI-së, që njihen si mbështetës të Labënishtit me bartësin e listës së BDI-së në zonën pesë Musa Xhaferri.Deri në momentet e fundit të caktimit të kandidaturave të BDI-së nga Struga kjo parti ishte e përfshirë nga një debat i zjarrt me shumë akuza ndërmjet krahut të Ramiz Merkos aktualisht i pozicionuar në vendin e dytë në listën e BDI-së, për deputet dhe krahut të Arben Labënishtit ish kandidat i kësaj partie për kreun e Komunës së Strugës.Në të kalurën e afërt Merko dhe Labënishti kanë qënë protagonist të një rivaliteti të theksuar që ka tejkaluar suazat partiake menjëher pas humbjes elektorale të BDI-së, në zgjedhjet e vjetshme elektorale./ Strugalajm

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy