minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Mendi Qyra: Jam dhe mbetem PDSH, s’kërkoj pozita partiake - Struga.net

Mendi Qyra: Jam dhe mbetem PDSH, s’kërkoj pozita partiake

0

Në vazhdën e intervistave me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e biznesore së fundmi portali Almakos ka bashkëbiseduar me biznesmenin e suksesshëm strugan, Mendi Qyra.

Në këtë intervistë Qyra flet për planet e tij biznesore, ato që ka realizuar, si dhe për pozitat në Partinë Demokratike Shqiptare.

Almakos: Z. Qyra, jeni biznesmen i suksesshëm, pronar i kompanisë ndërtimore “Trim&Lum”. Cilat janë përparësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Maqedoni? Sa ka krijuar qeveria e Maqedonisë lehtësira për veprimtarinë e biznesit?

Mendi Qyra: Kompania “Trim dhe Lum” merret me ndërtim të lartë në qytetet Strugë, Ohër, Resnjë dhe në Shkup.Do të rendisja shkurt arsyet që pse zhvilloj këtu biznesin tim:

E para se këtu me ra fati te lind. Këtë me “më ra fati” kuptoheni si të doni. Dhe arsye më shumë pragmatiste është fakti që krahu i punës është më i lirë dhe mjaftueshëm i përgatitur në Maqedoni.

Përparësitë e të bërit biznes në Maqedoni, si element i parë, do t’i ilustroja përmes proverbës “guri i rëndë peshon më shumë në vend të vet”.

Si faktor i dytë është fuqia e lirë punëtore dhe mjaft profesionale (kur flasim për ndërtimtarinë).

Ligjet pozitive të BE-së që janë zbatuar në Maqedoni, kompania “Trim dhe Lum” ka ditur mirë t’i shfrytëzojë. Natyrisht që e gjithë kjo bëhet falë përvojës dhe kredibilitetit që gëzon “Trim dhe Lum”, falë aspektit profesional, menaxhimit të mirë, etj.

Sfidat janë të natyrave të ndryshme.

Me e rëndësishmja është ajo që lidhet me administratën, aty ka shpesh ngërçe të pashpjegueshme, ngecje të cilat i kushtojnë kompanisë në kohë dhe në para. Administrata, që me – apo pa qëllim ngadalësojnë dhënien e dokumentacionit përkatës dhe na shkaktojnë shumë kokëçarje. Ndërmarrjet publike për fat të keq shpesh paraqesin dilentatizëm. Efikasiteti apo thënë më troç mosefikasiteti i ndërmarrjeve publike, bashkëpunimi me të cilat është i domosdoshëm, për shkak të monopolit që kanë, lë për të dëshiruar. Dhe kjo e fundit bën pjesë tek sfidat apo është thjesht loja e më të fortit, por natyrisht një fakt i pamohueshëm është konkurrenca me “kompani të ledhatuara” që janë pjese e botes së biznesit në Maqedoni.

Në Maqedoni ka zhvillim të ngadalshëm drejt lehtësimit te kushteve për të bërë biznes, por gjithsesi ka zhvillim. Sigurisht që kjo fjali duhet te interpretohet jo si fjali e një biznesmeni që kërkon te nxisë, por si një fjali që në mënyrë të drejtpërdrejt kërkon nga autoritetet përkatëse të punojnë shumë më tepër në këtë drejtim. Kjo është një sfide e përbashkët.

Nuk mund të them se nuk është bërë asgjë në lidhje me lehtësimin për të bërë biznes në Maqedoni. Por ende vlen për të dëshiruar në këtë drejtim.

Almakos: Aktualisht sa persona janë të punësuar në kompaninë tuaj?

Mendi Qyra: Për momentin “Trim dhe Lum” ka aktualisht rreth 100 të punësuar. Tjetër, ne bashkëpunojmë me mbi 120 kompani të tjera, të cilët realizojnë punët që nuk arrimë t’i bëjmë vet, për arsye të volumit të madh të punëve.

Almakos: Cilat janë projektet që kompania “Trim&Lum” ka realizuar si dhe cilat aktivitete është duke i zhvilluar aktualisht?

Mendi Qyra: Projektet e realizuara janë të shumta. Gjer tani janë realizuar mbi 50 objekte për banim kolektiv dhe po ashtu po vazhdojmë me një tempo të shpejtuar, që edhe gjatë viteve të ardhshme, që do të thotë gjer në vitin 2018, të realizojmë çka kemi planifikuar dhe programuar, gjë që garanton punën për kompaninë.

Almakos: Sipas disa të dhënave, të hyrat e 12 000 kompanive të udhëhequra nga shqiptarë përbëjnë 20% të të hyrave të përgjithshme në Republikën e Maqedonisë. Por, sipas jush cili është potenciali real i biznesmenëve shqiptar në Maqedoni?

Mendi Qyra: Kjo kompani gjatë vitit 2012 është ranguar në mesin e 200 kompanive më të suksesshme në Maqedoni, bazuar sipas të hyrave publike të realizuara. Besojmë se edhe për vitin 2013 do të jemi po aty, në mos akoma më lart. (Vlerësimi i ri pritet rreth muajit maj).

Edhe përkundër rezultateve pozitive, kompania interesohet dhe hulumton tregun jashtë vendit, sidomos në shtetet ku diaspora shqiptare është e shumtë, si në Zvicër, Gjermani etj.

Potenciali i kompanive shqiptare është shumë më i fuqishëm sa që e paraqesin. Megjithatë kompanitë shqiptare janë mjaft të paorganizuara dhe kjo bën që kapacitetet të shfrytëzohen në minimum. Por nga ana tjetër ka edhe mjaft ‘stërkëmbëza’, gjë që pengon ose pamundëson afirmimin e kapaciteteve reale të kompanive shqiptare.

Almakos: Si qëndron bashkëpunimi i kompanisë tuaj me investitorët e huaj?

Mendi Qyra: Investimet e huaja në Maqedoni janë të pakta. Edhe ai numër i vogël i investimeve që hyn, vjen nëpërmjet investimeve qeveritare, të cilat fatkeqësisht orientohen në vendbanimet kryesisht me maqedonas.

Almakos: Nga këndvështrimi i juaj, çfarë duhet të bëjë një i ri që të jetë i suksesshëm në biznes?

Mendi Qyra: Në i ri për të qenë i suksesshëm, i duhet përgatitja shkollore sipërore, përgatitje që do ta përcjellë tërë jetën e tij. Mandej duhet ide të reja, vullneti dhe guximi për të rrezikuar dhe për të synuar me këmbëngulje atë që e projekton dhe e dëshiron. Patjetër që paralelisht duhet edhe disiplinë, dhe, mbi të gjitha ajo që është më e domosdoshme, pa të cilën nuk lëviz dot, është PUNA e palodhshme.

Almakos: Njiheni edhe si humanitar që nuk kursehet kur bëhet fjalë për t’u ndihmuar të tjerëve. Sa po tregohemi në përgjithësi si shoqëri të ndërgjegjshëm ndaj rasteve me gjendje të rënduar sociale?

Mendi Qyra: Shqiptarët shquhen për sensin humanitar. Këtu bëj pjesë edhe unë. Me që kultura, arti, sporti shqiptarë, por edhe njerëzit e rëndomtë në nevojë, pak, aspak nuk mbështeten apo ndihmohen nga shteti i tyre, bëhet e udhës për t’u dalë në ndihmë këtyre kategorive. Kështu që unë për çdo vit ndaj një fond të caktuar për ndihma humanitare, donacione dhe sponzorime të ndryshme për shkolla, festivale, revista të ndryshme, sport etj. Kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen, sepse kjo më bën të ndihem më mirë.

Almakos: Z. Qyra, kohëve të fundit jeni përfolur si kandidat i mundshëm për deputet në zonën nr. 5, mirëpo publikisht jeni deklaruar se nuk keni ambicie të tilla. Do të thotë kjo që e përjashtoni përgjithnjë mundësinë e aktivizimit partiak, apo …

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy