minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Menduh Thaçi: Edhe sikur unë të jem tek deputet (vetëm një) ne do jemi në Qeveri - Struga.net

Menduh Thaçi: Edhe sikur unë të jem tek deputet (vetëm një) ne do jemi në Qeveri

0

Krahas aktiviteteve parazgjedhore, PDSH – ja, sot mbajti tubim në qytetin e Dibrës. E ndarë në dy zona, fjalimin e morrën bartësit e listës në zonën 5 dhe 6, si dhe kandidatët për deputet nga Dibra.

I pari mori fjalimin, Zija Jonuzi, i cili ju drejtua të pranishmëve si bashkëqytetar, pasi prejardhjen dhe gjimnazin e ka krye në Dibër. Mes tjerash ai u shpreh, – “Unë si deputet i ardhshëm do ju përfaqësoj sa më denjësisht dhe se me hyrjen e PDSH-së në qeveri, nuk do ketë më problem të ashtuquajtur të Radikës”.

Më pas fjalën e mori edhe deputetja në zonën 6, Afërdita Kërçishta, e cila para të pranishmëve tha – “Ata premtuan gjimnazin, dhe gjimnazi s’u bë. Jo vetëm kaq, por ai është duke u zbrazur ditë e për ditë më shumë. Premtuan rrugë e maqinat na shkatërrohet çdo ditë. Sot nepotizmi është në çdo anë dhe zgjidhja prej tyre qëndron vetëm në dënimin qu do ju bëjmë më 27 Prill”, njofton portali Almakos.

Menduh Thaçi: I kam në lista ata që kërcënojnë militantët e PDSH

Në fund fjalinë e mori kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ripërsëriti edhe njëherë qëndrimi se edhe sikur të jetë edhe vetëm tek deputetë, përsëri PDSH-ja do jetë në qeveri. Ai mes tjerash tha – “Parulla e BDI-së, “U tha, u bë” është tërësisht e vërtetë. Thanë në Serbi që Sveti Sava të bëhet festë zyrtare, ajo u bë; thanë që mbi vendin e Burmali Xhamisë të ngrihet shtëpia e oficerëve serb, u bë; thanë në Serbi që të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, u bë tash nga Ali Ahmeti”.

Në lidhje me votat e pakta që mori në Dibër në 13 Prill, ai u shpreh -, “Unë jam plotësisht i informuar mbi kërcënimet që ua kanë bërë disa anëtare të partisë në pushtet. Por jeni plotësisht të bindur, se edhe unë tanimë i kam në lista dhe përgjigjen do e marrin më 28 Prill, pasi kështu e kërkon edhe detyra e kryetarit, që të ruajë anëtarët e PDSH-së “- përfundoi Menduh Thaçi në Dibër.

Menduh Thaçi kërcënon adashin

“Diku i 13-ti ose i 14-ti është është adashi im, Menduh Jegeni si kandidat për deputet ne BDI. Ndajmë të njejtin profesion, ai gjinekolog e unë stomatolog. Por, për të gjithë ata që e se dinë, kur ne hymë në qeveri ne 2006, nuk larguam nga drejtoria Menduh Jegenin, pavarësisht se e kishte vendos BDI-ja. E bëj me dije, se punën e parë që do bëj pas hyrjes në qeveri, do e shkarkoj nga detyra”, – tha ndër të tjera Menduh Thaçi, transmeton Almakos./Almakos

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy