minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Merko në Zagracan:Të gjithë po i bashkohen BDI-së - Struga.net

Merko në Zagracan:Të gjithë po i bashkohen BDI-së

0

Kandidati për deputet i BDI-së Ramiz Merko ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët e fshatit Zagracan,Sic transmenton shtabi lokal i BDI-së, edhe në këtë vendbanim Merko dhe BDI mori mbështetje apsolute e cila do të vuloset me votë më 27 prill.Ai para banorëve të këti fshati theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe votën pro opsionit fitues të BDI-së, në funksion të pozitës më të mirë të shqiptarëve në të ardhmen.Sipas Merkos nga dita në ditë edhe të pavendosurit po i bashkohen BDI-së, si e vetmja alternativë që do të garantojë një të ardhme më të sigurtë, edhe ata sipas tij e kanë kuptuar që rëndësia e këtyre zgjedhjeve i tejkalon pakënaqësit e rastit.Kandidati i BDI-së, para banorëve të këti fshati në diskutimin e tij u ndal edhe në ofertën programore dhe ekonomike të BDI-së, në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të Strugës.Në fund të fjalës së tij Merko apeloi që dalja në zgjedhje të jetë masovike sepse sa më e thellë të jetë fitorja aq më e madhe është përgjegjësia e BDI karshi qytetarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy