minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Në Ladorisht, ‘’ Ashim Agushi’’ shënon patronatin e 73-të (Foto) - Struga.net

Në Ladorisht, ‘’ Ashim Agushi’’ shënon patronatin e 73-të (Foto)

0
aa
Sot në ambientet e Shkollës Fillore ‘’ Ashim Agushi” u shënua patronati i 73-të i hapjes së kësaj shkolle me mësim në Gjuhën Shqipe.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin , Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, Drejtoresha e Shkollës, Premtime Zylali, mësimdhënësit dhe stafi administrativ,nxënës e pridër.Aktivitetin e hapi drejtoresha e shkollës , e cila uroi për shënimin e kësaj feste dhe se dihej krenare që drejtonte këtë institucion me vlera e mbi të gjitha se ishte e para femër që drejton këtë institucion pas 73 viteve.
Nga ana tjetër Kryetari i Komunës në fjalën e tij përshëndetëse , ndër të tjera theksoi :
‘’ Ju uroj të gjithëve për shënimin e kësaj feste. Jo më larg se dje unë pata rastin të pres fëmijë të edukuar nga kjo shkollë në ambientet e Komunës së Strugës dhe u impresionova nga ata. Natyrisht që ne kemi edhe probleme të shumta sa i përket arsimit , por do të mundohemi t’I zgjidhim ato. Ne nuk duhet ta humbim misionin e arsimit, nuk duhet ta devijojmë atë. Arsimi është dhe do të mbetet misioni me të vetmin qëllim, edukimin e fëmijëve, nipave dhe mbesave tona . Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’iu uroj dhe njëherë për këtë ditë të shënuar. Gëzuar!”
Me një program të pasur kulturoro artistik, nxënësit e 3 shkollave fillore dhe atë të ShFK: ‘’ Jeta e Re ‘’ , Frëngovë, ShFK ‘’ Baftiar Banushi”- Zagraçan si dhe ‘’ Ashim Agushi ‘’ , Ladorisht, u paraqitën me poezi të recituara, pika muzikore të kënduara dhe me valle të kërcyera .
Më pas, drejtoresha e shkollës kishte përgatitur dhe disa mirënjohje në shenjë respekti për disa personalitete dhe institucione që kanë dhënë kontribut për këtë shkollë, për mësues,vullnetarë ,por edhe për përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike ‘’ Komunalja ‘’ dhe ‘’Proaqva”.
Në fund aktiviteti u mbyll me një koktel të organizuar në ambientet e shkollës .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy