minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ostreni: Bojkot të gjithë kandidatëve - Struga.net

Ostreni: Bojkot të gjithë kandidatëve

0

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes nënkryetarit Gëzim Ostreni ka sqaruar në një pres konferencë se pse shqiptarët duhet t’i thonë “JO Presidentit të njëanshëm”. Ostreni tha se 24 vjet me radhë shqiptarët janë përfshirë në procesin e demokratizimit të vendit, me pjesëmarrje aktive në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Maqedonisë, por asnjëherë nuk arritën të marrim një nga tre funksionet e para të shtetit. “Nëse kuptimi i demokracisë është sundimi i popullit, shtrohet pyetja: kur do të na vjen radha ne shqiptarëve që të udhëheqim një prej tre institucionet e para të shtetit tonë të përbashkët. Me qëllim që të ndryshojmë këtë realitet, ne Bashkimi Demokratik për Integrim konsiderojmë se sistemi në demokraci duhet të krijojë dhe ofrojë mundësinë të gjithëve: shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve që të ndjehen të barabartë. Prandaj, BDI ofron modelin për sundim të të gjithë popujve në shtetin tonë të përbashkët multietnik të bazuar në kushtetutën e ndryshuar me Marrëveshjen historike të Ohrit. Këtë ide jo pa qëllim e emërtuam si ‘president konsensual’. Prandaj më 13 prill, të dielën do t’i themi ‘JO Presidentit të njëanshëm’, do ti themi JO të katër kandidatëve të cilët nuk e përfillin kërkesën shqiptare për president me konsensus etnik. BDI mbetet në qëndrimin se presidenti konsensual nuk është as koncepti etnocentrik i kandidatit Ivanov as koncepti i shtetit qytetarë të kandidatit Pendarovski, as koncepti i mashtrimit që e promovon Iljaz Halimi, por është një president që del nga marrëveshja në mes popullit shqiptarë dhe popullit maqedonas”, deklaroi Gëzim Ostreni gjatë një pres konference me gazetarë duke dhënë mesazhin e BDI-së për ti thënë JO presidentit të njëanshëm. Më tej, nënkryetari i BDI-së, dikur ish kandidat për president, sqaroi se vetëm një kryetar shteti me konsensus ndër-etnik, si rezultat i marrëveshjes ndërmjet popujve, është zgjidhja e qëlluar për momentin vendimtarë në të cilin ndodhet Republika e Maqedonisë, përballë pranimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy