minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Sela, bën planin për sheshin e Strugës - Struga.net

Sela, bën planin për sheshin e Strugës

0

Ndryshimi i pamjes së qendrës së qytetit të Strugës dhe shndërrimi i kësaj hapësire në një ambient modern, me të gjitha elementet e një sheshi që i ka hije një qendre urbane, është një nga objektivat dhe prioritet që kjo garnitur drejtuese në krye të Komunës së Strugës në disa raste e ka prezantuar publikisht .Kryetari i Komunës së Strugës ,Ziadin Sela, pasditen e së enjtes kishte dalë vet në teren për të parë nga afër mundësitë që sot kjo hapësirë të ofron për realizimin e projektit të sheshit të qytetit.Sipas Selës, që të realizohet sheshi i qytetit duhet menduar që qendra e Strugës të lirohet nga makinat dhe një mundësi e mirë do të ishte ndërtimi i një arterje rrugore, në këtë pjesë të qytetit e cila do të shërbente si katalizator për devijimin dhe lehtësimin qarkullimit .Kryetari i Komunës së Strugës ,nënvizon se ndërtimi i kësaj arterje është prioritare, sepse pa e zgjidhur këtë problematik nuk mund të mendohet për realizimin e projektit të sheshit të qytetit.Ndërkohë, Sela paralajmëroi se mendohet që shetitorja përskaj ”Drinit të zi” të bllokohet për qarkullimin e mjeteve në mënyrë që e gjithë kjo hapësirë të jetë në shërbim të këmbësorëve.”Janë një sërë problematikash që duhet të tejkalohen në mënyrë të fillohet të punohet për ndryshimin e qendrës së qytetit .Ne po shohim mundësit nga afër deh me prioritet rregullimin e qarkullimit të mjeteve automobilistike në mënyrë që pastaj të vazhdohet me realizimin e fazave të tjera në mënyreë që Struga të fitoj një qendër dhe një shesh modern”përfundon Sela.Sipas paralajmërimeve sheshi i qytetit të Strugës do të përfshirë të gjithë hapësirën përballë godinës së Komunës ndërsa i njëjti mendohet se do të ketë edhe parking nëntokësor.Sipas këtij projekti ideor që qarkullon parashihet që të dislokohet edhe përmendorja si dhe godina e Komunës së Strugës duke e shoqëruar këtë edhe me ndërtimin e një hapësire të gjelbër në dobi të komunitetit.Por realizimi i kësaj ideje për pushtetin vendor nuk do të jetë shumë i lehtë të zbatohet sepse detyrimisht do të duhet të marri dritën jeshile edhe nga disa institucione të tjera duke filluar nga dikasteri i Transportit ai i Kulturës dhe institucione të tjera.Ndërkohë një pengesë shumë e vështirë për tu kaluar do të jetë fakti i devijimit të premendores dhe kjo me shumë gjasë do të kundërshtohet nga struktura të caktura .Deri tani organizata e luftëtarëve dhe veterantë LNC në disa raste kanë kundërshtuar paralajmërimet e mëhershme për spostimin e përmendores në qendër të qytetit dhe këtij fakti indirekt i kanë dhënë edhe konotacion etnik.Qenrra e qytetit të Strugës dhe sheshi ekzistues prej shumë vitesh duket e braktisur dhe në gjendje të mjeruar që nuk reflekton fare me objektivat apo pretendimet e një qendre urbane .(KOHA/strugalajm)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy