Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela në një postim të tijin në rrjetin social facebook ka reaguar pas një lajmi të përcjellur në disa portale ku atij me të padrejtë i atriboheshte një deklarim i paqënë në lidhje me rezultatin që PDSH kishte shënuar në zgjedhjet presidenciale.
Ja cfarë shkruan Sela në Facebook në lidhje me këtë keqkuptim mediatik:
”Sela nuk vuan nga mendjemadhesia dhe nuk ka ndonje kompleks te cfardolloji tjeter dhe as qe pretendon ti shtohet plejades se tere te politikaneve servil qe vendojne mbi popullin “liderin”.Njezet mije votat e Struges ne zgjedhjet lokale ishin populli ashtu sic edhe votat e tanishme jane vet populli dhe nuk jane portale dhe matrapaze qe mundohen te me vene ne gojen time fjale dhe deklarata te cfardolloi qofshin.
P.S.Meqe ra fjala vetem dy jane profilet qe menaxhohen nga ana ime dhe qe mund te perfaqsojne qendrime personale te mijat.Njeri eshte ky profil i imi personal ndersa tjetri eshte Ziadin Sela (faqe zyrtare) qe menaxhohet nga administrator qe une e kam caktuar.Cdo profil tjeter i hapur ne ermin tim nuk perfaqson qendrim personal te Ziadin Seles”
…