minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Sela, do ‘’zbresi’’ në bazë? - Struga.net

Sela, do ‘’zbresi’’ në bazë?

0

Nga burime të ndryshme ‘strugalajm’,’informohet se në ditët në vazhdim me shumë gjasë kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë do të ketë takime me qytetarët në disa vendbanime të Strugës.Këto burime nuk saktësojnë natyrën dhe qëllimin e tyre as edhe terminin se kur do të ndodhin këto takime.’strugalajm” në lidhje me këto zëra kërkoi një opinion nga kabineti i kryetarit Sela, nga ku thanë se kryetari i Komunës së Strugës në vazhdimësi ka realizuar takime rasti me qytetarët të cilat edhe në të ardhmen do të vazhdojnë pa ndërprer në funksion të transparencës dhe mirëqeverisjes.Gjithashtu, nga kabineti i Selës, sqarojnë se këto takime që kanë ndodhur dhe do të ndodhin në të ardhmen në disa lokalitetet të Strugës janë të karakterit menaxherial dhe nuk kanë të bëjn me problematika të tjera apo të karakterit politik sic mund të hamendësohet./ Strugalajm

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy