minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Si duhet të votoj diaspora - Struga.net

Si duhet të votoj diaspora

0

Instruksione

UDHËZIM JURIDIK – Votimi në diasporë

I. Kush ka të drejtë të votojë në diaporë dhe proçedura

-Të drejtë votë në diasporë ka çdo person që gjendet në listën zgjedhore unikale që udhëheqet nga KSHZ -Shkup dhe qendron jashtë Maqedonisë më shumë se 3 muaj.

II. Si të regjistrohem për të votuar?
Çdo përson që dëshiron të paraqitet të votoje në diasporë duhet të plotsojë
FORMULARIN nr.29 (SHKARKO KËTU) dhe
FLETEPARAQITJEN nr.30 gs (SHKARKO KËTU) me plotsimin e tyre saktë dhe bashkangjitur të skenuara pjesë nga pasaporta personale (pjesën e para dhe të dytë dhe një dokument tjetër të lëshuar nga organet zyrtare në vendet ku është rezident më shumë se tre muaj dërguar në postën elektronike: elektronike [email protected]; – njësia nr.7, [email protected]; njësia nr.8 dhe[email protected]; njësia nr.9, ose në përfaqësinë konsulare-diplomatike).

– Në pajtim me nenin 2 alineja 17 të Kodit zgjedhor, bashkë me fletëparaqitjen për votim është e detyrueshme që të dorëzohen ekzeplarë(kopje) të dokumenteve si dëshmi për qëndrimin jashtë vendit dhe atë

– DOKUMENT / VËRTETIM OSE KOPJE TË DOKUMENTIT SI DËSHMI E QËNDRIMITJASHTË VENDIT MË SHUMË SE TRE MUAJ PARA DITËS SË MBAJTJES SË ZGJEDHJEVE OSE ME PUNË TË PËRKOHËSHME MË SHUMË SE NJË VIT.

– LEJE PËR QËNDRIM OSE PËR PUNË JASHTË VENDIT TË LËSHUAR PREJ ORGANIT KOMPETENT TË SHTETIT PËRKATËS
III. Kur duhët të paraqitem (afati kohor)?

-Paraqiten prej ditës kur shpallën zgjedhjet nga Kryetari i Parlamentit të RM-së deri nëpërfundimin e shqytrimit publik të listës zgjedhore, dmth. paraqitja e të interesuarve për të votuar në diasporë mund të paraqiten duke filluar prej 06.03. deri më 30.03. 2014) dhe ato që paraqiten për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014 të njejtin evidentohen në çertifikatën e veçantë të listës zgjedhore vetëm për këto zgjedhje dhe pas përfundimit të tyre të njejtët kthehen në listën zgjedhore unikale dhe në zgjedhjet lokale 2017 votojnë në vendvotimet që kanë adresën në letërnjoftimet ose pasaportën në RM-së.

IV. Votimi në diasporë kryhet në tre njësitë zgjedhdore edhe ate:
-Njësia zgjedhore 7 (përfshinë Kontinentin e Evropës dhe Afrikës)-Njësia zgjedhore 8 (përfshinë Kontinenin e Amerikës Veriore dhe Jugore)

-Njësia zgjedhore 9 (përfshinë Kontinentin e Australisë dhe Azisë)

V. Ku dhe kur votohet?
-Votimi në diasporë bëhet më datë 26 Prill 2014 (një ditë para mbajtjes së votimit në Maqedoni)

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë, të cilët tëdrejtën e tyre të votës duan që ta realizojnë në përfaqësitë diplomatiko-konzulare,përkatësisht në zyrat konzulare të Republikës së Maqedonisë, fletëparaqitjen për votim duhet ta parashtrojnë në këto e-mailadresa:

1. (EVROPA) Në e-mail adresën [email protected] formularin dhe fletëparaqitjen për votim parashtrojnë personat të cilët të drejtën e tyre të votës duan që ta realizojnë në njërën nga përfaqësitë diplomatiko-konzulare përkatësisht në zyrat konzulare të Republikës së Maqedonisë në: TIRANË, VJENË, BRUKSEL, SARAJEVË, SOFJE, ZAGREB, KOPENHAGË; TALIN, PARIS, STRAYBURG, BERLIN, BONË,MYNIH,ATHINË, SELANIK, BUDIMPESTË, ROMË,VENEDIK,TEL AVIV,VATIKAN, HAGË,VARSHAVË, BUKURESHT, MOSKË, BEOGRAD, LUBLANË, MADRID, STOKHOLM,BERNË, ANKARË, STAMBOLL, LONDËR, PODGORICË, PRAGË,PRISHTINË, dhe OSLO

2.(SHBA dhe KANADA )Në e-mail adresa [email protected] formularin dhe fletëparaqitje për votim parashtrojnë personat të cilët të drejtën e tyre të votës duan që ta realizojnë nënjërën nga përfaqësitë diplomatiko-konzulare përkatësisht në zyrat konzulare të Republikës së Maqedonisë në: OTAVË, TORONTO; UASHINGTON, ÇIKAGO, DETROID; dhe NJU JORK,
3. (AUSTRALIA)Në e-mail adresa [email protected] formularin dhe fletëparaqitje për votim parashtrojnë personat të cilët të drejtën e tyre të votës duan që ta realizojnë nënjërën nga përfaqësitë diplomatiko-konzulare përkatësisht në zyrat konzulare të Republikës së Maqedonisë në: KAJRO, KAMBERË,MELBURN, NJU DELHI dhe DOHA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy