minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Struga, në mbështetje të statusit të ish-ushtarëve të UCK-së - Struga.net

Struga, në mbështetje të statusit të ish-ushtarëve të UCK-së

0

Edhe në Strugë që nga nesër do të fillojë aksioni për grumbullimin e nënshkrimeve në qendër të qytetin në mbështetje të një peticioni drejtuar NATO-së, në cilësinë e garantit të Marrëveshjes së 2001 dhe BE-së me të cilën i’u dha fund konfliktit në Maqedoni.Ky aksion ndërmirret në funksion të sensibilizimit të kësaj organizate me faktin e mosrregullimit të statusit të ish-ushtarëve të UCK-së,familjarëve të të rënëve dhe invalidëve të luftës së 2001 pavarsisht angazhimeve që Maqedonia ka marr me Marrëveshjen e Ohrit. Ky peticion mbështetet nga një sërë organizatash në Maqedoni dhe diasporë (DSHM,OVL,LDSHM) dhe nga nesër pritet t’i bashkohen edhe qytetarët e Strugës.Sipas organizatorëve përvec në qytet, struganët do kenë mundësi të nëshkruajnë këtë peticion edhe në vendbanimet rurale.

Teksti i plotë i deklaratës së peticionit:

Zotërinj dhe Ekselenca,

Ne, të poshtënënshkruarit, ish-ushtarë të UÇK-së në Konfliktin 2001 në Maqedoni, familjarë të heronjve të rënë në knfliktin 2001, qytetarë dhe qytetare shqipëtarë të Maqedonisë,

Duke konsideruar se rehabilitimi moral dhe material i ish-ushtarëve të UÇK-së ishte pjesë e përgjegjësisë Suaj si garant I Marrëveshjes së paqes që u arrit në Ohër me 2001,

Duke konstatuar se qeveria e Maqedonisë jo vetëm që nuk e përmbushi këtë obligim në mënyrë të ndershme, por e degradoi dhe e deformoi këtë obligim duke nxjerrë një ligj të njëanshëm dhe poshtërues, me të cilin rehabilitoi vetëm ish-ushtarët qeveritarë, duke ndryshuar me këtë ligj edhe statusin e palëve në konflikt, me këtë rast ish-ushtarët e UÇK-së definohen si palë e mundur që duhet ndëshkuar, dhe palën tjetër si palë fituese që duhet privilegjuar;

Duke konsideruar se një trajtim dhe definim i këtillë i ish-ushtarëve të UÇK-së shkel rëndë kushtet dhe principet që vendosën paqen me Marrëveshjen e Ohrit si dhe zbatimi i saj në praktikë përbën një zhgënjim të thellë për ne të nënshkruarit të këtij peticioni;

Duke shprehur konstatimin tonë se dolëm të zhgënjyer nga NATO si garante e kësaj Marrëveshjeje ndaj përgjegjësisë së saj për pikën e Marrëveshjes së Ohrit që i referohej pikërisht me ligj të rehabilitimit të denjë moral dhe material të ish-ushtarëve të UÇK-së, dhe të cilën përgjegjësi NATO, në mospajtim me rolin e saj në konflikt si ndërmjetëse dhe garantuese ia ka besuar Qeverisë së Maqedonisë;

Nga Sekretari I përgjithshëm I NATO-së, zotit Rasmusen, me nënshkrimet tona në këtë peticion kërkojmë:

Në cilësi të garantueses së Marrveshjes së Ohrit NATO t’i bëjë trysni dhe rekomandim të prerë qeverisë së Maqedonisë që të përmbushë obligimin e marrë nga Marveshja e Ohrit për nxjerrjen e një ligji unik për ish-ushtarët e të dyja palëve të përfshira në konflikt me të drejta dhe privilegje të barabarta për të dyja palët e përfshira në konflikt;

Në cilësi të garantueses së paqës, NATO ta përfshijë nxjerrjen e këtij ligji si kusht të padiskutueshëm për aderimin e Republikës së Maqedonisë në antarsin e NATO-së.

Duke pritur përgjigjen tuaj me kohë, ju lutemi Zotërinjë dhe Ekselenca të pranoni konsideratat e respektin tonë të veçantë.

To:
NATO

Nxjerrja e ligjit për ish ushtarët e UCK-se, kusht për pranimin e Maqedonisë në NATO

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy