minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Struga pa repart infektologjie dhe pa infektolog - Struga.net

Struga pa repart infektologjie dhe pa infektolog

0

Pa repart infektologjie, pa infektolog dhe pa hapësira të mjaftueshme, kështu është gjendja në spitalin Strugës në këtë kohë pandemie. Struga është një nga qytetet me numër të lartë të të infektuarve me Covid-19.

Pacientët më simptoma më të lehta trajtohen në këtë spital, ndërsa ata me simptoma më të rënda në spitalin e Ohrit. Por sipas drejtorit të Spitalit të Strugës Muamed Asani, Spitali i Ohrit nuk i pranon pacientët e Strugës me Covid-19, andaj janë të detyruar t’i transferojnë në Shkup.

“Ne si spital i përgjithshëm nuk kemi repart të infektivit dhe problem më i madh ka qenë ai se gjithmonë jemi detyruar që pacientët t’i drejtojmë në spitale të tjera, në spitalin regjional në Ohër ku në kuadër të spitalit është edhe reparti infektiv. Kemi pas goxha problem me transportimin e pacientëve mosmarrëveshje me spitalin dhe u dashtë në njëfarë mënyre të krijojmë kushte dhe hapësira për të pranuar dhe për të trajtuar këto të sëmurë në spitalin e Strugës në repartin e sëmundjeve të brendshme”, deklaroi Muamed Asani – drejtori i spitalit të Strugës.

Asani thotë se asnjëherë nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët spitali i Strugës dhe i Ohrit për të bashkëpunuar, sepse sipas tij vetë drejtori i spitalit të Ohrit ka deklaruar se nuk do t’i pranojë pacientët e Strugës.

“Vetë drejtori i spitalit ka thënë para mjeteve të informimit që pacientët nga Struga unë nuk i pranoj por ne kemi pas probleme gjithmonë, asnjëherë nuk kemi gjetur gjuhë të marrëveshje se spitalet nuk janë personale as Spitali i Strugës nuk është shtëpia ime, por edhe spitali i Ohrit nuk është shtëpia e drejtorit i cili e menaxhon”, shtoi Asani. Me që spitali i Strugës nuk ka infektolog e as repart infektologjie, të prekurit me Covid -19 trajtohen nga mjekët internistë, ndërsa rastet më të rënda drejtohen në Klinikat e Shkupit.

Struga pa repart infektologjie dhe pa infektolog shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy