
Policia e Republikës së Maqedonisë ka konfiskuar 135,5 kg marihuanë dhe 5 kg hashish. Sipas informacioneve te para, droga është me preajrdhje nga Shqipëria, me siguri nga Lazarati, kurse përmes Maqedonisë dhe Greqisë, ka qenë e destinuar për tregun në shtetet perëndimore dhe vlerësohet në rreth 500 mijë euro.Sipas informacioneve paraprake të policisë për këtë rast si të dyshuar është një qytetar i Strugës dhe një i Gjevgjelisë të cilëve u është caktuar paraburgimi në afat prej 3o ditësh.
…