minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Thaci ‘’armëpushim’’ me Selën,sulmon Merkon dhe Xhaferrin - Struga.net

Thaci ‘’armëpushim’’ me Selën,sulmon Merkon dhe Xhaferrin

0

Kryetari i PDSH-së Ziadin Sela, në dallim nga takimet e mëhershme elektorale në rajonin e Strugës dhe të Ohrit ku nuk kursente në vokabularin e tij Ziadin Selën dhe bashkëpuntorët e tij për habinë e shumë qytetarëve në takimin e mbrëmshëm të PDSH-së në Strugë as edhe për një sekondë nuk debatoi në distancë me Selën.Përplasja ndërmjet liderit të PDSH-së, Menduh Thaci dhe kryetarit të Komunës së Strugës Ziadin Sela, një nga eksponetët më me ndikim në këtë parti eskaloi pas zyrtarizimit të listës për deputet në Njësinë zgjedhore numër pesë e cila kulmoi me përjashtimin nga partia të Ziadin Selës dhe kreut të degës Lavdrim Elmazi.Thaci në këtë takim ishte shumë i ashpër me kandidatët e BDI-së për deputet në zonën pesë Musa Xhaferri dhe Ramiz Merko .Thaci në fjalën e tij para struganëve Xhaferrin bartësin e listës së BDI-së e përkufizoi si antivlerë të Strugës, ndërsa Merkon si hajdutin e ligës së parë që ka pasur Struga . ”Ja një pyetje shpërblyese për Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin ku shkuan 500 mij euro të Konferencës së donatorëve të vitit 2002 për të implementuar marrëveshjen e Ohrit? Në xhepat e Ramiz Merkos dhe Musa Xhaferrit.Unë jam plotësisht i bindur të nderuar strugan, ju nuk do ta pranoni këtë ofendim të rëndë që po i bëjnë Strugës .Struga nuk meriton as shkronjën e parë M të shohi dhe jo ta ketë bartës të listës Musa Xhaferrin.Ai paraqet antivlerë për Strugën ndërsa ky i dyti simbolizon hajdutin e ligës së parë që ka pasur Struga.Askush nuk pretendon rolin e engjullit, por kandidatët tanë dhe bartësi i listës sonë Zija Jonuzi dhe Nafiu kanë pastërti të plotë me këta hajdutët”përfundoi Thaci.Ndërkohë, para qytetarëve të tubuar në një nga sallat e ‘’hotel Drin” shpalosi qëndrimin dhe angazhimet e tija edhe bartësi i listës së PDSH-së për zonën pesë Zija Jonuzi./ Strugalajm

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy