minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Thaci në Strugë: Sa për BDI dhe Ali gajle nuk kam - Struga.net

Thaci në Strugë: Sa për BDI dhe Ali gajle nuk kam

0
10266965_10152373994592044_1824818614_o

Lideri i PDSH-së Menduh Thaci, i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë sonte në Strugë zhvilloi tubimin qëndror në mbështetje të bartësit të listës së kësaj partie për zonën pesë Zija Jonuzi dhe kandidatëve të tjerë për deputet në garën e afërt të zgjedhje parlamentare.Thaci në fillim të fjalës së tij, theksoi se ishte i kënaqur me votën që struganët dhanë për kandidatin për president të kësaj partie Iljaz Halimin pavarsisht presioneve , shantazheve dhe kërcnimeve që u janë bër qytetarëve që atë ditë të mos dalin të votojnë.Shqiptarët në zgjedhjet presidenciale sipas Thacit iu nënshtruan një presioni të paparë që ngjasonte me atë të nacistëve ndaj popullit hebre ,po kjo e këtyre ishte më e keqe dhe më e rënd,ë sepse e kanë bërë ndaj popullit të vet. ‘’Ata thonë se kinse do të jenë pjesë e qeverisë, dhe kanë bërë një jarani të fort me Lupco Georgievskin, sepse ai flet në emrët të Ali Ahmetit dhe behet portparol i tij duke thënë se nuk ka qeveri pa shqiptarët e BDI.Unë do i përgjigjem hapur se në qeverin e ardhshme do ketë shqiptar dhe do të jetë pjes e saj partia më e madhe shqiptare PDSH.Ne jemi në biseda intezive me VMRO-në, ,për ta krijuar qeverinë e 28 prillit dhe ata vazhdojnë të flasin jerm dhe përcart.Nëse ata qojnë porosi kërcënuese unë hapur u them atyre dhe u premtoj juve, sa për BDI dhe Ali gajle nuk kam me një deputet hy në qeveri”,theksoi lideri i PDSH-së.Thaci me tej vazhdoi se BDI pas 27 prillit asnjë gjë smund të bëjë për shkak se një pjesë e saj është e zhytur në hajni ,krim dhe korrupsion, ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbej qeverisë së ardhshme .Cështja e mandateve të cilën e ngren BDI për Thacin nuk është siklet i PDSH-së, por fakti që në qeverisjen e BDI-së maqedonasit u bën shumë të fort ,u trimnuan dhe e rritën qallimin .PDSH në ditët e parë të qeverisjes do të ketë vështirësi, por PDSH do t’i tejkaloj këto vështirësi sepse PDSH punon sipas parimit partner me partner dhe nuk njeh raport tjetër nënvizoi ai .”Ja një pyetje shpërblyese për Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin ku shkuan 500 mij euro të Konferencës së donatorëve të vitit 2002 për të implementuar marrëveshjen e Ohrit? Në xhepat e Ramiz Merkos dhe Musa Xhaferrit.Unë jam plotësisht i bindur të nderuar strugan, ju nuk do ta pranoni këtë ofendim të rëndë që po i bëjnë Strugës .Struga nuk meriton as shkronjën e parë M të shohi dhe jo ta ketë bartës të listës Musa Xhaferrin.Ai paraqet antivlerë për Strugën ndërsa ky i dyti simbolizon hajdutin e ligës së parë që ka pasur Struga.Askush nuk pretendon rolin e engjullit, por kandidatët tanë dhe bartësi i listës sonë Zija Jonuzi dhe Nafiu kanë pastërti të plotë me këta hajdutët”përfundoi Thaci.Ndërkohë, para qytetarëve të tubuar në një nga sallat e ‘’hotel Drin” shpalosi qëndrimin dhe angazhimet e tija edhe bartësi i listës së PDSH-së për zonën pesë Zija Jonuzi./ Strugalajm

10288499_10152374001027044_1261532461_o10151766_859519670730273_5172745441694377488_n

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy