minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Thaçi thumbon Selën dhe vëllain e Arbër Xhaferit - Struga.net

Thaçi thumbon Selën dhe vëllain e Arbër Xhaferit

0

Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubim në lagjen Teteks 2 në Tetovë ku të pranishëm ishin kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kandidati për presidentIljaz Halimi, si dhe kandidatët për deputetë në Njëisnë e gjashtë zgjedhore. Menduh Thaçi para të pranishmëve, pas akuzave të bëra ndaj Ziadin Selës të cilin e vlerëson si tradhtarë, nuk e ka kursyer edhe vëllain e Arbër Xhaferit. “Vëllai i Arbër Xhaferit më shkruan nëpër Facebook se unë bëj marketing politik kur shkoj te varri i Arbër Xhaferit dhe e vë dorën, t’i sqarojmë gjërat. Ai varr është i ngritur nga unë dhe nga PDSH – ja, Arbër Xhaferi është sjell këtu nga unë dhe PDSH-ja, Arbër Xhaferi s’ka pas ku të flejë, se s’ka pas vëlla, ka flet aty ku e ka mbajt PDSH-ja. Ndërsa, vëllai i Arbër Xhaferit është mynafik, fitnexhi dhe i lëpihet Atillës të merr ndonjë post ma të fort në Spitalin e Tetovës. Edhe Taip Erdoganit në mes të betejës i doli Fejtullah Guleni tradhtarë, në moment kur hyni në front i doli kundërshtari, ishalla ma mundëson Zoti t’u dalë në ballkon pas 27 prillit, edhe ai frizura, edhe ai që i lëpihet Atillës ku do shkoni pas 27 prillit”, ka theksuar Thaçi. Pranova të jem kandidat për president i shtetit pas analizave të gjata në parti se cili është qëllimi që dëshirojmë ta arrijmë me atë dhe cili do të jetë përfitimi nëse nxjerrim kandidatin tonë. Konkluduam se qëllimi është të prezantohen shqiptarët si faktor dhe të jenë pjesë e rëndësishme e të gjitha punëve shtetërore. Këtë e deklaroi kandidati për president të Maqedonisë nga PDSH, Iljaz Halimi gjatë tubimit.(KOHA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy