minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
VMRO i ”falenderon” fituesit e projektit për ”vetpunësim” - Struga.net

VMRO i ”falenderon” fituesit e projektit për ”vetpunësim”

0
vmro 1

Një pjesë e qytetarëve të Strugës të cilët kanë qënë pjesë e projektit për vetëpunësim në sektorin privat shprehen të cuditur me faktin se nga VMRO janë ”falenderuar” që janë bërë pjesë e kësaj nisme qeveritare me anë të një letre.tani në prag të zgjedhjeve .Ata në kushte anonimati thonë se nuk dinë se si ta kuptojnë këtë ”falenderim” nga kjo parti, kur dihet që ky projekt realizohet nga institucionet shtetërore dhe nuk ka lidhje me partitë .Ata thonë se kreditin e pakthyeshmë për themelimin e një biznesi privat e kanë marr nga shteti me ndihmën edhe të donatorëve ndërkombëtar dhe jo nga një parti politike.”VMRO si dhe deri tani ashtu edhe në të ardhmen do të mbështesë cdo qytetar që ka ide dhe di si këtë ide ta realizoj.Ne edhe më tutje do gjejmë mënyra se si qytetarët t’i mbështesim me masa aktive të cilat do t’i propozojmë dhe do i realizojmë në të ardhmen.Edhe më tutje mund të mbështeteni me gjithë besimin në VMRO-DPMNE sepse ëndrra juaj është suksesi dhe qëllimi jonë”janë vetëm disa nga pasusët falenderues të VMRO-së.Në lidhje me këtë problematik të ngritur nga qytetarët gazeta ”KOHA” kontaktoi edhe me Qendrën për punësim,institucioni që është zbatuesi i këtij projkti.Xhevit Ziba drejtuesi i kësaj Qendre potencon se ai nuk ka dijeni se si partitë kanë ardhur deri te të dhënat e fituesëve të kreditit të pakthyeshëm për themelimin e një biznesi privat.”Nuk kam asnjë infromacion për këtë pretendim të ngritur.Ne si institucion që zbaton këtë projekt prej vitesh u përmbahemi rregullave të përcaktuara dhe nuk do të komentojm veprimet e partive politike për këtë cështje”përfundon Ziba.Prej vitesh në vend zbatohet programi për stimulimin e të papunëve që të krijon biznesin e tyre privat dhe në këtë drejtim shteti ndihmon me mjete të pakthyeshme .Edhe pse Struga njihet si një qytet turistik të papunët më shumë interes për hapjen e një biznesi kanë shfaqur për tregti ,ndërtimtari,bujqësi ndërsa për turizëm numri i aplikuesve ka qënë shuimë i vogël.Për hapjen e një biznesi nga Qendra për punësim fituesit e programit kalojnë disa faza pas aprovimit të një plani detal biznesi dhe vetëm atëherë vijn deri te mjetet e pakthyeshme financiare .(KOHA/strugalajm)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy