minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
VMRO strukturohet në Oktis - Struga.net

VMRO strukturohet në Oktis

0

Me një manifestim solemn në fshatin Oktis dega e VMRO-DPMNE në Strugë ka themeluar komitetin e saj në këtë lokalitet.Sic paralajmërojnë mediumet maqedonase oktisarët i pritën mysafirët me muzikë dhe bakllava.Përvec këtij komiteti paralajmërohet se ky subjekt politik do të shtri strukturat edhe në Llabunishtë ,Podgorcë dhe Borovecë.Subjektet maqedonase në Strugë pas dështimit që të marrin drejtimin e Komunës së Strugës nga pikpamja elektorale duket se kanë shtuar vëmendjen ndaj këtyre vendbanimeve të Strugës ku prej shumë vitesh nuk shënojnë rezultat pozitivë në zgjedhje.Në këtë rajon janë shpeshtuar vizitat e shumë zyrtarëve maqedonas gjë që flet për një strategji tjetër në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy