minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Zgjedhjet i fiton VMRO dhe BDI sipas “Pavel Shatev” - Struga.net

Zgjedhjet i fiton VMRO dhe BDI sipas “Pavel Shatev”

0

Në periudhën mes 16 dhe 19 shkurtit të vitit 2014 Instituti “Pavel Shatev” ka bërë anketë telefonike me 1450 të anketuar me qëllim të konfirmojnë perceptimet e qytetarëve të Maqedonisë kah partitë politike dhe liderët e tyre informon Zhurnal.

Në këtë anketë janë përfshirë gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, si dhe shumë karakteristika demografike të popullatës përfshirë gjininë, përkatësinë etnike dhe moshë, por u bë edhe ndarje sipas vendeve të banimit në urbane dhe rurale, ku Shkupi është marrë si tërësi e veçantë.

Nga anketa shihet se VMRO-DPMNE e BDI edhe më tej gëzojnë mbështetje, nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku ata padyshim do do dilnin fitues.

Më poshtë mund ti shikoni edhe rezultatet e anketës:

Nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilën parti do të kishit votuar?

Asnjë 18,8
Nuk di/ nuk kam përgjigje24,8
Tjetër 1,5
LSDM15,3
VMRO-DPMNE25,8
BDI7,1
RDK1,3
PDSH3,8
OQM1,4
PLD0,2

Në cilin politikan keni më shumë besim?

Nuk di/ nuk kam përgjigje19,0
Asnjë 27,3
Tjetër 2,8
Nikolla Gruevski 26,4
Zoran Zaev 7,4
Radmila Shekerinska 1,3
Branko Crvenkovski 1,6
Menduh Thaçi 3,9
Ali Ahmeti 7,1
Stevçe Jakimovski 1,5
Rufi Osmani 1,4
Andrej Zhernovski 0,3

Cila parti do fitonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Nuk di 39,4
Tjetër 1,6
LSDM 14,5
VMRO-DPMNE 33,7
BDI 7,5
PDSH 3,3

Kë do kishit zgjedhur për kryeministër nëse duhet të zgjidhni mes Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit?

Nuk di 35,8
Nikolla Gruevski 41,9
Zoran Zaev 22,3

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy