minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
‘Ziadin Sela mund të sjellë ndryshime duke udhëhequr një politikë ndryshe’ - Struga.net

‘Ziadin Sela mund të sjellë ndryshime duke udhëhequr një politikë ndryshe’

0

Në Shqipëri, Kosovë e në politikën maqedonase dhënia e dorëheqjes është bërë diçka normale nëse një lider i caktuar i humb zgjedhjet. Debati për dhënie të dorëheqjeve nga liderë të caktuar, u shtua dhe është aktuale edhe sot e kësaj dite, sidomos pas konfliktit që lindi mes Ziadin Selës e Menduh Thaçit të PDSH – së.

Lidhur me këtë, analisti nga Kosova, Albinot Maloku, thekson se një garniture politike do i mjaftonte 8 vjetë për t’i sjellur ndryshimet dhe stërzgjatja më akuzat të paartikulara mirë, tregon më së miri jovizionin e partive shqiptare në Maqedoni.

“Demokracia me rregullat e saja, disa politikanëve tanë, por edhe në gjithë Ballkanin nuk u pëlqen e nuk i respektojnë. Një tetë vjeçar në pushtet për një garniturë politike të suksesshme janë mjaftë, kurse për garnitura pa vizion e fryte edhe një vjet është i tepërt. Konsideroj se IRJ të Maqedonisë, sidomos spektrit politik shqiptar i duhet një vizion i qartë e i unifikuar. Pluralizmi është rregull i demokracisë, por rasti me shqiptarët në IRJ të Maqedonisë ishte e është specifik”, – thotë Maloku.

I pyetur rreth problemeve Thaçi – Sela, për Almakos Maloku thotë se Ziadin Sela mund të sjell ndryshime, por që figurat e vjetra e kanë zor t’i pranojnë ndryshimet, – “Unë besoj shumë se tek shqiptarët e Maqedonisë ka shumë personalitete të përgatitura për tu bërë pjesë e politikës, por që Ahmeti e Thaçi fortë e kanë kapur topin e nuk duan ta lëshojnë, deri sa ai top të griset fortë e të mos kenë më me çfarë të luajnë. Ziadin Sela në disa paraqitje që kam pas rastin ta shoh mu është dukur premtues, dhe e konsideroj si zëri ndryshe i PDSH-së. Edhe pse ne shqiptarët jemi mësuar që në momentin kur ka një zë ndryshe nga partia e shefi, ai/ajo ose i largon shefi e partia ose dalin vet. Kështu që demokracia brenda-partiake është zero. Ajo çfarë do të doja të ndodh së bashku me këtë termin “rilindje” të subjekteve politike gjithandej tek shqiptarët është që të mos mbytet e largohet zëri ndryshe brenda grupit, por ai zë të konsultohet me seriozitet. Po, ndodhi kjo tek shqiptarët shpresat për sukses do të jenë të garantuara” – përfundon Albinot Maloku për Almakos.

Ndërkohë, për analistin Bujar Idrizi, në këto momente lirisht mund të themi se opozita i shërben pushtetit, pasi ai për Almakos thotë,- “Mungesa e demokracisë brenda partiake, mungesa e përgjegjësisë politike, koketimi publik me funksionarë të lartë të partisë maqedone në pushtet, akoma më shumë rëndojnë pozicionin e opozitës. Nëse kësaj i shtohet edhe mungesa e ofertës konkrete politike, është pothuajse mision i pamundur fitorja e opozitës. Shpresën e vetme të cilën e kanë militantët e opozitës është mos vallë dikush vendos që t’i merr në qeveri, ngase edhe vet e dinë fare mirë se gjasat për të fituar legjitimitetin e votuesve janë inekzistente”.

Tutje Idrizi thotë, – “Nëse Ziadin Sela, do ta fitojë betejën për demokraci brendapartiake dhe përgjegjësi politike, ose do ta pësojë fatin e të tjerëve para tij, këtë do ta vendosin vet anëtarët e partisë opozitare. Sipas mendimit tim, pa u ndryshu opozita shumë rëndë se mund të ndryshohet pozita. Këtë më së miri e kanë kuptuar ato që për momentin janë në pozitë, prandaj janë shumë të interesuar që ta mbajnë, pse jo edhe ta ndihmojnë këtë status kjo situatë në të cilën gjendet opozita” – thekson Bujar Idrizi për Almakos.

Ndërsa lideri i PDSH – së, Menduh Thaçi nëpër shumë mitingje kritikon ende hapur Ziadin Selën duke e quajtur si tradhtarë ordiner.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy