
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Nasip Naço ka marrë pjesë në Konferencën e Katërt Rajonale të Lidershipit në Gjyqësor, për Regjistrimin Dixhital Audio (RDA) në Gjykatat Shqiptare. Konferenca është zhvilluar në kuadër të programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) dhe pjesë e saj kanë qenë kryetarët, gjyqtarët, kancelarët, kryesekretaret, sekretaret gjyqësore dhe specialistët IT të gjykatave të rretheve gjyqësore Vlorë, Fier, Berat dhe Lushnjë, si dhe të Gjykatës së Apelit Vlorë, të cilët ndanë përvojat në zbatimin e teknologjisë RDA .Në fjalën tij përshëndetësë gjatë konferencës, Ministri i… …