minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Me fal tastierë - Struga.net

Me fal tastierë

0

Nga – Endri Harito

Në përgjithësi këtu të ne sidomos këto kohët e fundit po shkruhet shumë publicistike dhe shumë pak letërsi e vërtëtë. Madje kjo e fundit shihet si dicka që s‘te fut gjë në xhep.

Kush përmbledhje për të shkuarën një ditëshe e kush për atë një orëshe thua se jemi flutura që jeta jonë është 24 orë. Ky më i fundit Nostradamusi pej Korce arrin të shkruajë një tablo pesimiste të 100 viteve të ardhshme të Shqipërisë nën hënë. Një tablo si përkthim i inferioritetit serioz dhe mungesës së vëmëndjes. Si ai nxënësi i keq që kur s’ia varin u shkruan një të sharë në bakën ku ulen shokët.

Mua personalisht kjo puna e librit të Benit me biberon( bibilush) më duket si puna e asaj që sa më tepër plaket dhe ndjen ikjen e rinise, shkurton fustanin pak më tepër dhe lyhet pak më shumë.

Kjo sjellje e kotë shfaqet te pseudo shkrimtarë si nevoje shpirtërore për varje nga të tjerët dhe kur varja s’ndodh pra kur nuk ia varin, thënë madje nga vetë ai, fillon provokacioni, pra ngritja e fundit një pëllëmbë.

Provokim i kotë i publictikës së kotë.

Kaq publicistikë sa bëjnë publicistët tanë e bën cdokush në këtë vend, në cdo bar në cdo kafe.

Meqë një libër i ri është mirë të polemizohet, u perpoqa modestisht të godas tastierën e kompjuterit 500 herë për të mirë të polemikës dhe shitjes së librit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy