minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
U mendua se do të ishte imun në stuhi, edhe Rei Manajt do t’i zbrazen xhepat te Barcelona - Struga.net

U mendua se do të ishte imun në stuhi, edhe Rei Manajt do t’i zbrazen xhepat te Barcelona

0

Barcelona është duke marrë vendimin dhe duke gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket uljes së rrogës.

Futbollistët e kanë refuzuar fillimisht kërkesën e klubit, për të ulur 70% të pagesës së tyre në këtë kohë krize dhe kur ata nuk po luajnë.

Gjithsesi presidenti i katalanasve kërkon që ta zgjidh problemin me një premtim, që gjithçka do t’u rikthehet për pjesën tjetër të lekëve që do të merrnin në kohë normale, kur të nis futbolli i luajtur dhe klubi të nis që të marrë të ardhura.

Fillimisht u mendua se Barcelona B dhe Rei Manaj do të ishin imun në këtë masë dhe nuk do të prekej rroga e tyre.

Por në orët e fundit është vendosur se kësaj mase nuk do t’i shpëtojë as ekipi i dytë i katalanasve, me sulmuesin shqiptar që do ta ndiejë më së shumti uljen e pagesës, pasi dihet që rrogat e tyre janë shumë më të ulëta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy